Kjo Politikë e Privatësisë përshkruan se si faqja www.dervishistore.al mbledh, përdor dhe mbron informacionin tuaj personal kur vizitoni dhe ndërveproni me ne online.
Kjo politikë aplikohet vetëm për informacionin e mbledhur përmes faqes sonë të internetit dhe nuk vlen për të dhënat që mund të mblidhen offline ose përmes kanaleve të tjera komunikimi.
- Të dhënat që mbledhim
Gjatë vizitës ose ndërveprimit me faqen tonë, mund të kërkojmë që të jepni informacione personale, si:
- Emri dhe mbiemri
- Adresa e emailit
- Numri i telefonit
- Përmbajtja e mesazheve që na dërgoni (p.sh., komente ose kërkesa)
- Dokumente apo imazhe të ngarkuara nga ju
- Çdo informacion tjetër që zgjidhni të ndani me ne
Në çdo rast, ju do të informoheni qartë mbi arsyen e mbledhjes së të dhënave, në momentin që kërkohen.
- Si i përdorim informacionet tuaja:
Informacioni i mbledhur përdoret për qëllime të ligjshme dhe të kufizuara, si më poshtë:
Për të operuar dhe mirëmbajtur faqen tonë të internetit;
Për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe përvojën e përdoruesit;
Për të analizuar mënyrën se si përdoret faqja dhe për të kuptuar më mirë nevojat e klientëve tanë;
Për zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve, shërbimeve dhe funksionaliteteve të reja;
Për të komunikuar me ju në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes partnerëve tanë (për shembull për qëllime mbështetjeje teknike, marketingu, njoftimesh apo fushatash promovuese);
Për të dërguar njoftime ose email-e informative, vetëm nëse jeni dakord të merrni komunikime të tilla;
Për të parandaluar abuzimet ose veprimtari mashtruese.
Duke përdorur faqen www.dervishistore.al, ju jepni pëlqimin tuaj për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale sipas kësaj politike.
Nëse keni pyetje apo kërkoni sqarime lidhur me privatësinë tuaj, mos hezitoni të na kontaktoni në: kancelari.dervishi@gmail.com ose ne nr.cel +355 68 204 8021
