“Enciklopedia ime e madhe e kafshëve” është një udhëtim i domosdoshëm në mbretërinë e kafshëve. Gjatë këtij udhëtimi ju do të zbuloni dhe do të njihni kafshët e çdo skaji të planetit, – nga majat më të larta të maleve e gjer në thellësitë e oqeaneve; nga dendësitë e xhunglës e gjer në shkretëtirat e nxehta apo akullsinë polare.
Shumësia e informacionit e shoqëruar me fotografi mahnitëse i japin kësaj enciklopedie vlera të veçanta.
Shtëpia botuese: Vëllezërit Tafa








