Termat dhe Kushtet

Kostoja e Transportit

  • Shërbimi i dorëzimit në Tiranë kushton 200 lekë, ndërsa jashtë Tiranës 300 lekë.
  • Për porosi mbi 5,000 lekë, transporti është falas.
  • Dorëzimi realizohet brenda 2-3 ditësh nga momenti i konfirmimit të porosisë.
  • Dërgesat jashtë Tiranës kryhen nga e hëna deri të shtunën.

Mënyrat e Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën në një nga format e mëposhtme:

  1. Me para në dorë në momentin e marrjes së porosisë.
  2. Me kartë krediti/debiti Visa ose MasterCard.

Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit

Këto kushte përfaqësojnë një marrëveshje ligjore mes Dervishi Store, me NIPT L41616016J, me adresë: Rruga Nikollë Kaçorri, Tiranë, dhe klientëve që blejnë produkte përmes faqes sonë zyrtare: www.dervishistore.al.

Duke përdorur këtë faqe dhe duke bërë një blerje online, ju pranoni plotësisht termat e mëposhtme.

Nëse ka ndryshime në këto kushte, ato do të publikohen në faqen tonë dhe do të zbatohen vetëm për porositë e ardhshme, jo për ato të mëparshme.

Dervishi Store ruan të drejtën të pezullojë ose ndryshojë ofrimin e produkteve në çdo kohë, për qëllime mirëmbajtjeje ose arsye të tjera teknike.

Shkelja e këtyre kushteve mund të çojë në bllokim të aksesit në faqen tonë dhe anulimin e porosisë.

Procedura e Blerjes Online

  • Blerjet online mund të kryhen vetëm nga persona mbi 18 vjeç, me kapacitet të plotë ligjor.
  • Në rast ndërprerjesh të shërbimit për arsye teknike ose të jashtme, Dervishi Store nuk mban përgjegjësi.

Produktet dhe Çmimet

  • Informacioni mbi produktet (çmimi, përshkrimi, karakteristikat) është i publikuar në faqen tonë.
  • Ngjyrat dhe përmasat mund të kenë dallime nga realiteti për shkak të ekranit ose ndriçimit të fotografive.
  • Disponueshmëria e produkteve nuk është gjithmonë e garantuar dhe ju do të njoftoheni nëse produkti mungon.
  • Çmimet përfshijnë TVSH, por nuk përfshijnë transportin, përveç kur është falas sipas kushteve të përmendura më sipër.
  • Nëse vërehet ndonjë gabim në çmim, klienti do të njoftohet dhe ka të drejtë të vazhdojë apo anulojë porosinë.

Dorëzimi i Produkteve

  • Në rast vonesash apo mungesash, klienti njoftohet dhe mund të zgjedhë anulimin apo vazhdimin e porosisë.
  • Dorëzimi realizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
  • Nëse dorëzimi dështon për arsye të klientit (si mungesa në adresë), kostoja e dërgimit nuk rimbursohet dhe përcillet tek porosia tjetër nëse ka.

Kthimi dhe Ndërrimi i Produkteve

  • Produktet mund të ndërrohen brenda 7 ditësh nga data e blerjes.
  • Ndërrimi kërkon faturën e blerjes dhe një dokument identifikimi.
  • Nuk bëhet ndërrimi për produkte të përdorura, të dëmtuara apo me paketim të demtuar.
  • Produktet promocionale apo sezonale nuk ndërrohen pas përfundimit të sezonit.
  •  Produktet në ofertë nuk kane te drejte kthimi.
  • Nuk bëhet kthim i parave, por vetëm ndërrim me produkte të tjera.
  • Produktet me defekt kontrollohen nga servisi dhe përgjigjja jepet brenda 48 orëve.
  • Për arsye higjienike, veshjet e brendshme nuk mund të ndërrohen.