Bota është e mbushur me ndodhi, fenomene dhe pamje fantastike. Shumë herë mrekullitë e natyrës, katastrofat dhe një mori fenomenesh që na befasojnë me mënyrën e shfaqjes së tyre. “Enciklopedia ime e madhe e natyrës” është një përmbledhje që synon të futet në thellësi të mistereve dhe miteve duke i shpleksur në një formë sa më të thjeshtë, aq edhe interesante. Analiza e dukurive, fotografitë e mrekullueshme, informacioni kompleks dhe elementët e tjerë shoqërues, të bëjnë të mrekullohesh e të mos e lëshosh këtë enciklopedi nga dora.
Shtëpia botuese: Vëllezërit Tafa








